Si të kuptoni se keni mungesë të vitaminës K

0
601

Vitamina K është thelbësore për trupin. Më konkretisht na nevojitet për të mpiksur gjakun tonë, për të pasur një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta dhe për të ruajtur shëndetin kognitiv.

Bakteret tona të zorrëve prodhojnë vitaminë K në një shkallë të vogël, por për disa njerëz, kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe kur njeriu nuk ka mjaftueshëm vitaminë K, kjo konsiderohet mungesë.

Shenjat e mungesës së vitaminës K

Pamundësia për të shëruar plagët: periodat e rënda, gjakderdhjet e shpeshta nga hundët, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, gjaku në urinë ose jashtëqitje, janë shenja të mundshme paralajmëruese të mungesës së vitaminës K.

Artriti: Kur nivelet e vitaminës K janë shumë të ulëta, kockat dhe kërci nuk marrin lëndët ushqyese që u nevojiten, gjë që rrit rrezikun e osteoartritit.

Mavijosje e lehtë

Mpiksje të vogla gjaku nën thonj

Njerëzit më të rrezikuar për të zhvilluar mungesë të vitaminës K janë të porsalindurit, njerëzit me sëmundje të mëlçisë dhe ata që marrin medikamente të caktuara. Njerëzit me sëmundje celiac ose fibrozë cistike mund të jenë gjithashtu në rrezik më të madh.

Si të parandaloni ose trajtoni mungesën e vitaminës K

Vitamina K është një vitaminë e tretshme në yndyrë e nevojshme për koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave. Kur dikush ka një mangësi, thjesht do të thotë se trupi ka nevojë për më shumë nga ky element.

Shumica e njerëzve mund të parandalojnë një mangësi duke ndjekur një dietë të ekuilibruar. Disa ushqime të pasura me vitaminë K përfshijnë brokolin, spinaqin, lakrat e Brukselit, avokadot dhe lakrën. Me pak fjalë: shijoni më shumë perime me gjethe jeshile.

Tani, nëse nuk jeni adhurues i perimeve, provoni djathëra të fortë, vezë, mëlçi pule ose viçi. Dhe shtoni pak shije në pjatat tuaja me borzilok të thatë, trumzë ose rigon. Suplementet janë gjithashtu një opsion për t’u marrë parasysh, por për këshilla specifike, vizitoni një profesionist të kujdesit shëndetësor./abcnews.al

Leave a Reply