Kurti udhëton për në Britani të Madhe

0
214

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.

Leave a Reply