Shuhet edhe nëndega e AAK-së në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, jep dorëheqje Kryetari dhe kryesia

0
1104

Dega e AAK-së në Prizren vazhdon të përballet me dorëheqje nëpër disa nëndegë.

Pas dorëheqjes të kryetarit dhe kryesisë së nëndegës në Dedaj, dorëheqje të parevokueshme ka dhënë edhe kryetari i nëndegës në lagjen “Bajram Curri”, Shkodran Pulaj.

Së bashku me Pulajn, kanë dhënë dorëheqje edhe e tërë kryesia, shkruan 04 Online.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar Qyteta,
Unë si kryetari i ndegës së AAK-së të Bajram Currit në Prizren,si edhe njekohësisht edhe si kandidat për asamble në listën e AAK-së, ku garova ne dy here si për listën e ketij subjekti, duke e shpërblyer partinë me nga 200 vota. Si zakonisht për fat të keq kur përfundon procesi zgjedhor premtimet po harohen. Ne si kjo nëndegë ndegjuam premtime të shumta nga kryetari aktual i degës në Prizren Besnik Krasiqi, i cili premtoi dhe u zotua që do të bashkpunojë me gjithë nëndegat, ku do të sjellë njëfrym të re në degën e nëndegat e Aak-së në Prizren.
Por, ne shohim që ndodhi e kundërta e asaj të lartëcekur.
Në vazhdim ai dhe ata tê degës në Prizren po na injorojnë dhe neglizhojn kërkesat tona, ku e kanë vetëmgrupin e vetë të ngusht që interesohen dhe punojnë ne drejtimin e intresave të veta personale, apo te disa individëve të kryesis së ngusht
Andaj, nga sot s’bashku më gjithë kryesin e ndegës se Bajram Currit në Prizren japim dorëheqje të pa revokushëm nga subjetkti politik AAK dega në Prizren.

Leave a Reply