Kiberseksi – rreziqet që i sjell, parandalimi dhe kura

0
1322

Shkruan: Kaltrina Skoro – Murtezaj
Psikologe Klinike dhe Shkollore

Kiberseksi ose varësia kibernetike është një problem shumë aktual dhe në rritje kohëve të fundit edhe në vendin tonë. Kiberseksi përkufizohet si fokusim më shumë se që duhet ndaj marrdhënieve në ineternet, andaj një person i cili harxhon një pjesë të madhe të kohës së tij në marrdhëniet e tilla me internetin, marrdhëniet e tij në jetën reale si ato me familje, shoqëri mbeten në plan të dytë. Duke qenë se seksi kibernetik është në thelb virtual dhe nuk përfshin kontakt fizik (person me person) kjo nuk do të thotë se ndërveprimet po ndodhin përmes një rrjeti kompjuterik dhe nuk ka rrezik. Individët duhet të jenë të vetëdijshëm për humbjen e mundshme të privatësisë, pra në shpërndarjen e fotove dhe materialeve tjera tek personat e tjerë si dhe duhet të kihen parasysh çështjet ligjore për moshën e mitur sa i përket përdorimit të këtyre aplikacioneve përmes internetit. Kështu, në disa vende të ndryshme të botës personat që janë nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet ligjore të seksit kibernetik. Studimet e ndryshme tregojnë se mjaft grupe chati janë të fokusuara në seksualitet dhe tek këto faqe përdoruesit flirtojnë ose flasin hapatazi për seksin madje pa e ditur moshën e përdoruesit ose personit me të cilin po flasin për disa ditë ose muaj të tërë. Andaj një 14 ose 15 vjeçar/e mund të vetprezantohet si më i rritur ose më e rritur në moshë dhe të bëhet pjesë e një rrjeti cyberseks.

Kur flasim për parandalim, për të kuptuar botën e atyre që kanë krijuar një varësi të tillë duhet të kemi parasysh së pari përfshirjen e përdorimit të këtyre rrjeteve. Kështu përdorimi i tepërt i internetit dhe tendenca për ta maskuar veten përmes këtyre rrjeteve natyrisht që sjellë dhe çrregullime të caktuara psikologjike. Pastaj, parandalimi është i lidhur dhe me vlerësimin që individi ka për teknologjinë, pra me kuptimin se si dhe për çfarë e përdorë teknologjinë. Parandalimi lidhet dhe me anën ligjore, pra një person që e përdorë internetin është i vetëdijshëm se shumë gjëra që ofrohen në internet nuk janë ligjore andaj nëse këto çështje ligjore në lidhje me brendinë e internetit nuk shqyrtohen me kohë atëherë gjasat për tu përfshirë në operacione jashtë ligjore dhe për të pësuar sanksione janë shumë të mëdha. Një formë tjetër e parandalimit është dhe kufizimi i aksesit, pra prindërit mund të krijojnë një kufizim sa i përket qasjes në çdo program të internetit nga fëmijët e tyre si dhe të vëzhgojnë vazhdimisht se çfarë kanë klikuar e shikuar fëmijët e tyre gjatë 24 orëve, ose dhe laptopët të vendosen në dhomat e ndejës dhe jo nepër dhoma të gjumit të fëmijëve në mënyrë që të kenë qasje prindërit dhe të dijnë për kohën që po e shpenzojnë fëmijët e tyre në internet, poashtu dhe smartphonët të përdoren me kohë të caktuar dhe jo gjatë gjithë kohës, dhe në mbrëmje para gjumit të merren nga prindërit.

Kura e varësisë ndaj internetit është e njejtë si kura e varësisve të tjera, pra gjithmonë duke përfshirë asistencën profesionale si përdorimi i medikamenteve dhe kurimi i simptomave përmes Psikoterapisë.
Për fund, apeloj të gjithë prindërit që të jenë shumë të vëmendshëm lidhur me ato gjëra të cilat i theksuam më lartë sepse neglizhenca e këtyre gjërave mund të sjellë pasoja në shëndetin fizik, mendor dhe emocional të fëmijut tuaj, andaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë tek profesionistët e caktuar dhe pse jo të mësoni dhe ju gjëra të reja që do të jenë në dobi të fëmijëve tuaj!

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply