Shqipëria sonte performon në skenën e Eurovisionit

0
40

Alis Kallaçi performon “Nân” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026, ndërsa pritshmëritë për kualifikim mbeten të larta

Mbrëmja e të enjtes shënon një moment vendimtar për Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026, teksa vendi synon finalen e madhe të së shtunës në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Alis Kallaçi me këngën Nân, e cila do të interpretohet e 13-ta në renditjen e performancave të mbrëmjes.

Kënga shqiptare ka tërhequr vëmendje pozitive pas provave zyrtare në skenën e Eurovisionit, ndërsa media dhe platformat e specializuara të festivalit e kanë renditur Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë, e zhvilluar në Vjenë, ka përcaktuar tashmë 10 finalistët e parë që do të garojnë në natën finale të 16 majit. Mes vendeve që siguruan kualifikimin janë Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia.

Ndërkohë, European Broadcasting Union ka vendosur masa më të forta për procesin e votimit, pas polemikave dhe kritikave për manipulime në edicionet e mëparshme. Numri maksimal i votave për çdo person është reduktuar në 10, ndërsa kontrollet ndaj aktivitetit të dyshimtë janë shtuar.https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=12&cb=715717

Mbështetja e diasporës shqiptare konsiderohet vendimtare për kualifikimin në finale. Shqipëria votohet përmes numrit 13 në vendet pjesëmarrëse të Eurovisionit, sipas kodeve përkatëse të secilit shtet.

Shqiptarët që jetojnë në vende jo pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit gjatë gjithë ditës. Votimi nuk do të jetë i disponueshëm gjatë transmetimit live të spektaklit, por do të rihapet për disa minuta pas performancës së Shqipërisë dhe në fund të mbrëmjes.

Në një garë që bashkon artistë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, Shqipëria hyn sonte me ambicien për të siguruar një vend në finalen e madhe – dhe me shpresën se “Nân” do të jetë një nga surprizat e këtij edicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here