Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami triumfon në spektaklin me tetë gola ndaj Cincinnatit

0
40

Lionel Messi po vazhdon të mahnisë në MLS.

Ylli argjentinas i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asist në fitoren dramatike të Inter Miamit ndaj FC Cincinnati me rezultat 5-3, në një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit.

Inter Miami kaloi i pari në epërsi në minutën e 24-të, kur Messi përfitoi nga një devijim në mbrojtje dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe arritën ta përmbysin rezultatin me golat e Kevin Denkey dhe Pavel Bucha.

Skuadra e Miamit nuk u dorëzua dhe Messi e riktheu baraspeshën në fillim të pjesës së dytë, duke realizuar për 2-2 pas një aksioni të bukur ofanziv.

Cincinnati vazhdoi të ishte i rrezikshëm dhe Evander e riktheu avantazhin për ekipin vendas, por drama nuk kishte përfunduar.

Në minutën e 79-të, Mateo Silvetti shënoi për 3-3, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Germán Berterame e realizoi golin e avantazhit për mysafirët.

Në minutat shtesë, Inter Miami e vulosi triumfin me golin e pestë pas një tjetër aksioni ku Messi ishte protagonist.

Messi i ka realizuar 61 gola dhe i ka dhuruar 42 asistime në 65 paraqitje në sezonin e rregullt të ligës MLS.

Me këtë fitore, Inter Miami e vazhdon serinë pozitive në MLS dhe e forcon pozitën në krye të Konferencës Lindore, ndërsa Lionel Messi e konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po e kalon në futbollin amerikan./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here