Shqipëria në “Eurovisionin 2024” me Besa Kokëdhimën

0
211

Besa Kokëdhima do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e vitit të ardhshëm të “Eurovisionit”.

Kënga me titull “Zemër n’dorë” do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, pasi mori votat e publikut në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ndërsa fitues i Fest 62, me votën e jurisë 11-anëtarëshe, ka dalë Mal Retkoceri me “Çmendur”.

Në finale u interpretuan 22 këngë.

Edicionin e shkuar, atë të 67-të të Garës Evropiane të Këngës, Shqipërinë e përfaqësoi Albina Kelmendi me familje. Ajo përfundoi në pozitën e 22-të nga 26 konkurrentët finalistë.

Suksesin më të madh në “Eurovision”, Shqipëria e ka pasur më 2012 me Rona Nishliun. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë.

Edicioni i ardhshëm i Festivalit Evropian të Këngës do të mbahet në Suedi, në muajin maj.

Leave a Reply