Shqipe Shatri, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 27 për Asamblenë Komunale në Prizren

0
1278

Shqipe Shatri ka lindur në fshatin Kushnin të Hasit.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Has.
Ka mbaruar studimet për master Drejtimin Kushtetues-Administrativ në fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ka një përvojë të gjatë pune në arsim, mbi 13 vite.

Shqipe Shatri, gjithashtu është marrrë me aktivitete sportive dhe humanitare.
Për punën e saj ajo ka marrë pjesë në seminare të ndryshme dhe është vlerësuar me çertifikata për “Planifikim të Projekteve shkollore”, dhe mirënjohje për “Kontribut të gjithanshëm në shkollë”, si dhe nga DKA-ja i është ndarë mirënjohje në shenjë respekti për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj DKA-së në Prizren.
Shqipe Shatri, aktualisht punon si Administratore e shkollës në ShFMU “Zenun Çoçaj” në fshatin Gjonaj.

“Arsyeja pse pranova të kandidoj për asambleiste janë vlerësimi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është dëshirë e gjerë e njerëzve që do t’i përfaqësoj.
Fokusi im do të jetë në ngritjen e çështjeve në arsim, kulturë dhe sport si dhe kërkesave të ndryshme të cilat do të adresohen nga qytetarët tanë.
I falënderohem të gjithëve për përkrahjen, premtoj që këtë mbështetje do ta përkthej në punë e angazhim, në shërbim dhe interes të të gjithë vendasëve të mi dhe qytetarëve të Prizrenit.
Respekt e dashni për të gjithë”, ka thënë Shqipe Shatri.

Leave a Reply