Vjollca Kabashi kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e AAK-së

0
899

Në zgjedhjet e 17 tetorit Vjollca Kabashi nga AAK-ja do të kërkoj besimin e qytetarëve edhe për një mandat për Kuvendin e Prizrenit.

Kabashi ka thënë se mandatin e asambleistes do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë duke qenë në shërbim të qytetarëve të Prizrenit dhe njëkohësisht zëri i tyre.

“ë nderuar qytetar të Prizrenit ,
Duke qenë krenare me rrugëtimin tonë si Aleancë për Prizrenin, dhe duke ndjerë pëgjegjësinë e madhe që kemi për të ardhmen, unë kam vendosur që të kandidoj edhe këtë mandat në Asamblenë e Komunës së Prizrenit.
Unë mandatin e asambleistes të Komunës së Prizrenit do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon ende.
Jam e përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj mandatin ku me knaqësin më të madhe do të vazhdojë që të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe njëkohësisht edhe zëri juaj.
Do të ndihesha e nderuar dhe falenderuse nëse arrij të kem besimin tuaj.
Në listën e kandidatëve të Aleancës Për Ardhmërine e Kosovës emrin tim e gjeni në nr. rendor 3✅”, ka thënë Kabashi./04 Online

Leave a Reply