Deklaron Graniti: Do të jem Single deri në sekondën e fundit të Big Brother Vip

0
87

Granit Cana, ish futbollisti i shtëpisë së Big Brother Vip, në një bisedë me këngëtaren Filloreta Raçi i ka sqaruar përsëri se deri në sekondat e fundit në shtëpi, ai do të jetë vetëm shok me të gjitha banoret e shtëpisë.

Deklarata e tij erdhi fill pasi mori vendimin lidhur me këngëtaren se do të jenë vetëm shok. Mbrëmjen e djeshme Graniti ka dashur ta ritheksojë edhe njëherë këtë vendim të tijin në një bisedë me Fifin.

“Edhe deshta me të thon që deri në sekond të fundit kam potencu që jena shokë, edhe me ato… Edhe s’ka për të ndodhë asgjë më shumë. More nesër marr valixhet edhe eci! S’ka problem, pajtona. Po unë jam Graniti, qe ky jam! Ju pëlqen mirë, s’ju pëlqen okay”,- u shpreh Graniti.

Ndërkaq në një tjetër bisedë me këngëtaren në dhomën e lavaderisë, tha se nuk ndihet krenar me veten, sepse e di që ka potencial për të bërë më shumë se kaq

“Ça kam bo deri sot e kam bo vetë, pa ndihmën e kurrkujt. Edhe kjo gjithmonë më ka vlejt. Deri diku jam krenar me veten. Por jo plotësisht se e di që kam potencial me bo hala ma shumë. Ma merr menja që ka me ardh edhe ajo”,– i tha ish-futbollisti këngëtares.

Leave a Reply