Shok të ngushtë prej vitesh, Joni ironizon keq Luizin, nuk i duket VIP

0
2543

Që pas daljes nga Big Brother VIP, Luizi nuk flet më me miqtë e tij Jonin dhe Mario. Këngëtari asokohe u shpreh se me Jonin dhe Marion kishte dy vite që nuk kishte fare kontakt, ndaj dhe tha se ata kanë përfituar nga fama e tij ashtu si shumë të tjerë.

Kjo deklaratë e Luizit nuk u prit mirë nga dyshja, të cilët edhe pse nuk kanë dashur të bëhen pjesë e intervistave televizive, nuk i kanë kursyer thumbat në rrjetet sociale.

Së fundmi Joni postoi një foto nga stadiumi ku u mbajt koncerti i Elvana Gjatës, ku pjesmarrës ishte edhe Luizi.

“Elvanës i them VIP unë e jo vetes”,  shkroi Joni teksa përdori edhe emojin e një fytyre që shkel syrin.

Shok i ngushtë prej vitesh, Joni ironizon keq Luizin

Share Now

Leave a Reply