Sot në vendin tonë pritet të depërtojë një front i ftohtë ajror, i cili do të sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në intervale të ndryshme kohore.
Lokalisht, reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ndërkohë, era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi prej 15 deri në 55 km/h, ndërsa në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme.
Si pasojë e depërtimit të frontit të ftohtë, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 20°C./04 Online/















































