Shfaqen imazhet e para: Tanket Leopard 2 arrijnë në Ukrainë

0
142

Tashmë anë shfaqur imazhet e para të tankeve Leopard 2, të cilat kanë arritur në Ukrainë.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal dhe homologu polak, Mateusz Morawiecki shtrënguan duart përpara tankeve të betejës, të cilat iu dhanë Kievit nga Varshava.

Tanket moderne mendohet se do të ndryshojnë lojën në Ukrainë, e cila po planifikon të nisë një kundërofensivë gjatë javëve të ardhshme, raporton skynews.

Muajin e kaluar, Gjermania – e cila prodhon këto automjete luftarake – ishte nën presion për t’ia dërguar Ukrainës dhe t’i lejojë aleatët ta bëjnë të njëjtën gjë pasi shtetit gjerman posedon këtë të drejt ekskluzive.

Që atëherë, ajo ka rënë dakord të dërgojë disa nga tanket e saja, si dhe të lejojë vendet e tjera ta furnizojnë shtetin ukrainas me këto automjete luftarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas saktësisht para një viti duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Leave a Reply