Shënohet 21 vjetori i çlirimit të Prizrenit, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

0
449

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të çlirimit të Prizrenit, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Për të nderuar jetën dhe veprën e bijve më të shtrenjtë të kombit në vendin ku ata prehën të qetë, morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, zyrtarë të institucioneve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se më 12 qershor të vitit 1999, pas një operacioni të suksesshëm me shumë pak pasoja arritëm deri në çlirimin e Prizrenit. Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve, veteranëve dhe martirëve të luftës, të cilët iu bënë ballë planeve të egra të forcave okupatore serbe. Shteti jonë bazohet në sakrificën dhe luftën e dinjitetshme të tyre me vlera më të larta njerëzore, e cila nuk ka asnjë njollë në gjithë historinë e tyre! dëshmorët dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, që është mbështetur nga Aleanca Veriatlantike e NATO-s, na e sollën lirinë për të cilën u derdh shumë gjak.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se djemtë dhe bijat më të mira të kombit, me flijimin dhe sakrificën e tyre të pashembullt me një luftë të pastër ndaj një armiku të paskrupullt i dhanë fund robërisë shumëshekullore.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, tha se sot pe?rkulemi me ndjenje? te? jashte?zakonshme te? respektit dhe mire?njohjes pe?r te? gjithe? heronjte?, de?shmore?t dhe martire?t e lufte?s se? UC?K-se?, që të bashkuar të sjellim prosperitet të gjithanshëm. Pas Landovicës, janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh edhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit./TvPz

Leave a Reply