Shenja të ardhjes së temperaturave verore!

0
250

Ende jemi nën ndikimin e masave ajrore mjaft të freskëta për këtë periudhë kohore, ndërsa këto masa do të mbesin prezente edhe gjatë ditës së nesërme duke kushtëzuar edhe vranësira dhe riga lokale shiu.

Kjo pranverë ishte ndër më të ftohtat në dekadat e fundit në disa pjesë të Evropës dhe rajonit tonë, megjithatë tanimë ka disa shenja për “zgjimin” e Afrikës Veriore dhe drejtimin e “antenave të saj” drejt rajonit tonë. Fillimisht nxehtësia afrikane do të përfshijë Spanjën e cila deri ka sur disa valë nxehtësie, pastaj Francën, Zvicrën dhe pjesë të Evropës qendrore. Nga mesi i javës i nxehti afrikan do të fillojë të depërtojë edhe në rajonin tonë por jo në mënyrë të menjëhershme. Rritja e temperaturave do të jetë graduale, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.

Përpos nxehtësisë (afër fundjavës) mbi rajonin tonë do të qarkullojnë edhe disa masa jo-stabile ajrore të cilat herë pas here pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu kryesisht në viset kodrinore-malore.

Më gjerësisht për motin gjatë kësaj jave do të flasim gjatë ditës me një postim./Meteoballkan

Leave a Reply