Largojeni yndyrën në gjak përmes recetës së lashtë popullore

0
59

Nganjëherë, në rast të nivelit të lartë të yndyrës në gjak, si pasojë e këtij niveli, mund të vërehen inde të grumbulluara në formën e pllakave të verdha në kapakët e syve apo në disa pjesë të trupit, e për fat të keq sëmundja nuk ka simptoma tjera në fillim.

Nëse keni tipare të këtyre simptomave që tregojnë këtë sëmundje, atëherë ju sugjerojmë këtë ilaç.

PËRBËRËSIT

 Fik; • Uthull vendore të mollës.

PËRGATITJA

Ilaçin e përgatitni në mbrëmje, për ta konsumuar në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë dhe i therni mirë me rrëmoja për dhëmbë, e më pas i hidhni në një kavanoz prej qelqit, në të cilën paraprakisht keni hedhur edhe 2 dcl uthull të mollës. Nëse i keni përgatitur në ora 8 të mbrëmjes, mund ta konsumoni në ora tetë të mëngjesit. Pjesën tjetër të uthullës mos e hidhni, pasi që përsëri natën që vijon mund t’i hidhni edhe fiq të tjerë, në mënyrë që t’i konsumoni përsëri në mëngjesin vijues, në të njëjtën mënyrë të përgatitur. Ato 2 dcl uthull të mollës i përdorni për shtatë ditë rresht, e një pjesë e saj thithet prej fikut të vendosur aty. Ditën e tetë merrni 2 dcl uthull të freskët dhe ilaçin ta përgatitni edhe për një javë tjetër. Pra, shërimi zgjat 14 ditë.

Leave a Reply