Shehu: Jemi furnizuar me teste të shpejta për COVID-19 dhe për analizën D-Dimer

0
417

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se Kujdesi Parësor Shëndetësor është furnizuar me teste të shpejta për COVID-19.

Shehu njëkohësisht ka thënë se janë furnizuar edhe me reagenca për realizimin e analizës së D-Dimer-it.

“Edhe nje lajm shume i mire ne Kujdesin Paresor Shendetesor te Komunes se Prizrenit!
Sot, jemi furnizuar me Antigjen teste te shpejta (Rapid) per COVID-19 si dhe me reagenca per realizimin e analizes se D-Dimer-it.
Nga e hena, fillojme me analizen e D-Dimer-it analize kjo qe ne sektorin privat kushton rreth 25 € ndersa ne laboratori e QKMF-se do behet pa pagese.
Testest Antigjen te shpejta, pas trajnimit te stafit do fillojne ne dy (2) njesi shendetesore dhe nje (1) paisje do jete levizese (mobile) per realizim e ketyre testeve tek pacienti, kudo qe ndodhet pacienti”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply