Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë fuqishëm ta furnizojnë me pajisje ushtarake ushtrinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Bashkëpunimi mes FSK’së dhe SHBA’së është gjithnjë e më shumë në rritje, së fundi Amerika ka ndihmuar përsëri Forcën e Sigurisë së Kosovës me pajisje, edukim dhe trajnim.
Është mësuar se së shpejti në Kosovë do të arrijnë pajisje të reja, që përmbushin nevojat e FSK-së, e që vargu i tyre do të jetë mjaftë i gjatë.
Përpos këtyre, parashihet që në të ardhmen FSK të furnizohet edhe me më shumë pajisje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe saktësisht Ushtria Amerikane.
Më poshtë keni fotot nga Ilir Qeriqi.