Shaqir Totaj nga Hasi: Fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit është e pashmangshme

0
373

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar mbështetësit e tij në disa fshatra të Hasit.

Totaj ka thënë se fitorja e PDK-së më 17 tetor është e pashmangshme.

“Këtë të diele e kalova në Has, vendin tim të bukur. Edhe kësaj radhe, me hasianët e mijë diskutuam vëllazërisht për Hasin e Prizrenin.
Në takimet e shumta me qytetarë, shpalosa programin e PDK-së për Prizrenin. Qytetarët shpjeguan nevojat e kërkesat e tyre, të cilat nuk u plotësuan nën udhëheqjen katër vjeçare të Haskukës.
Përkrahja e banorëve në Gjonaj, Krajk, Lukinaj, Romaj, Kushnin, Kabash, Lugisht e Dedaj për PDK-në e ekipin tim është e fuqishme. Nga bashkëbisedimet me banorët e këtyre fshatrave, kuptova se fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit është e pashmangshme. Bashkë pë Prizrenin”, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply