Shaqir Totaj i befasuar nga rezultati i thellë i zgjedhjeve në Kosovë

0
357

Në intervistën për Euronews Albania, Totaj tha procesi i reformimit të partisë duhet jo vetëm të vazhdojë por dhe të intensifikohet.

Për shkak se skena politike është shumë dinamike, nënkryetari i PDK-së tha se duhet analizuar nga organet e partisë se çfarë duhet të ndryshoje e çfarë duhet të përmirësohet.

Shaqir Totaj nuk kishte një përgjigje të saktë nëse do të jetë PDK-ja e gatshme të votojë për një president të propozuar qoftë dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne do të jemi konstruktiv dhe do të kemi në rend të parë interesin e funksionimit apo mbarëvajtjes së punëve të shtetit ndërsa për diçka më tepër, na duhet të konsultohemi me organet e partisë para se të marrim jë qëndrim se si do të veprojmë,” – tha ai.

Ndërkohë ai pohoi gjithashtu se nëse Thaçi e Veseli do të kishin qenë pjesë e zgjedhjeve zhvillimet dhe rezultati do të ishin ndryshe./euronews.al

Leave a Reply