Shala: “Ndërtimi Shtigjeve për Bicikleta” duhet dhe do të jetë ndër prioritetet gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës

0
451

Kandidati i LVV-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Vetim Shala, është zotuar se do të angazhohet për ndërtimin e shtigjeve të biçikletave në rast se do të siguroj një ulëse në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shala ka thënë se për momentin Prizreni ka mungesë të madhe të këtyre shtigjeve.

“Marakli i Bicikllës jam boll. Me pas mundësi çdo ditë isha shku n’punë me to. Veç për naj zor e kisha përdor veturën. Fatkeqësisht që s’po muj!
Amo, si Këshilltar ( Asambleist ) i ardhshëm në Kuvendin e Prizrenit, kuptohet nëse e marrë besimin e qytetarëve, patjetër se kam me e kërku ndërtimin e sa më shumë shtigjeve për bicikleta. Dorën në zemër, po shkruaj edhe si hallegji, Prizreni ka mungesë të madhe të shtigjeve për bicikleta. Tani po ankohemi se po ndodhin aksidente, jo edhe rrallë me fatalitet!
Në zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, qeverisja komunale patjetër se edhe këtë mandat do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Haskuka. “Ndërtimi Shtigjeve për Bicikleta” duhet dhe do të jetë ndër prioritetet gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.
S’di a e dini një fakt: Prej se ka fillu pandemia Covid – 19, kufizimi i qarkullimit të veturave ka ndiku që shumë njerëz me e përdor bicikletën për lëvizje. Sipas statistikave zyrtare, në botë dhe në vendin tonë gjatë kësaj periudhe niveli i ndotjes së ajrit ka ra drastikisht.

VetimShala16

MytaherHaskuka

LëvizjaVETËVENDOSJE!

MaraklitBicikllave”, ka thënë Shala./04 Online

Leave a Reply