Seanca për buxhetin të hënën, Gashi: Nuk do ta votojmë në formën që është tani

0
75

Kuvendi i Kosovës, të hënën, do të mbajë seancë, ku në rend dite do të jetë diskutimi për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se u vendos që ditën e hënë të këtë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për viitn 2025.

“Pra do të jetë një seancë dinamike, e cila e ka një fokus të veçantë”, tha ai.

Ai shtoi se vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar.

Gashi tha se nuk do ta votojnë buxhetin në formën që është tani, por shtoi se do të japin “vërejtjet, propozimet dhe nëse merren në konsideratë do ta shohim si mundësi”.

“E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa e dyta është që tentojnë me bë këta është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here