Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot në mbrëmje vonë, bëjnë me dije burime të Gazetës Express.
Seanca dje u ndërpre pas betimit të deputetëve.
Në pikën e rendit të ditës ku Vetëvendosje do të duhej të propozonte kryetarin e Kuvendit, në foltore doli kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku kërkoi “kohë shtesë” për bisedime me partitë politike për Presidentin.
Kërkesa e tij u aprovua nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Sonte në mesnatë skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit./Expres/















































