Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe për rreshterin e ndjerë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë.
Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, Bunjaku u vra nga sulmues të armatosur serbë të Kosovës gjatë sulmit në Banjskë, tre vjet më parë.
“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij,” tha Schuebel, duke shtuar: “BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi.”














































