Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Kurti merr pjesë virtualisht

0
160

Gjatë ditës së sotme, në Tiranë, do të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor, një ditë pas samitit Evropë Juglindore-Ukrainë.

Në Samitin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Gazeta online Reporteri.net merr vesh se kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm përmes një video-lidhje.

Këtë e ka konfirmuar për mediat edhe zëdhënësi i Qeverisë.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Nikoqiri i këtij samiti, kryeministri shqiptar Edi Rama në pritje të punimeve samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se në fokus do të jetë plani i ri i rritjes.

Rama ka theksuar se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Arritja e liderëve në samit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:30. Fjalët hapëse mbahen nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari Oliver Varhelyi nga ora 09:45.

Firmosja e marrëveshjes bëhet në orën 12:00, ndërsa konferenca për media nga ora 12:30. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here