Rrushi i thatë, më i fortë se pijet energjike

0
37

Jeni sportiv? Konsumoni rrush të thatë, pasi mund të jetë një mënyrë efikase për të përmirësuar performancën tuaj.

Rrushi i thatë përmban një zgjidhje efikase dhe jo të shtrenjtë për të pasur më shumë energji dhe për të përmirësuar performancën. Kjo, sipas një studimi amerikan.

Më natyral se pijet energjike ose bonbonet, rrushi i thatë shfaq gjithashtu interes të veçantë ushqimor për sportistët. Ai është i pasur me glukide, burim energjie, pasi përmban rreth 275 kalori për 100 gramë, pesë herë më shumë se frutat e freskëta. Rrushi i thatë është gjithashtu i pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndërhyjnë në përdorimin e glukozës dhe në prodhimin e energjisë.

Disa studiues të Universitetit të Kalifornisë kanë kryer një test me 11 vrapues meshkuj, të cilëve iu kërkua të bënin tre vrapime, të matura me kronometër, gjatë një periudhe prej tri javësh. Ata u ndanë në tre grupe: i pari pinte ujë përpara vrapit, i dyti konsumonte bonbone, ndërsa i treti rrush të thatë.

Studiuesit zbuluan se rrushi i thatë përmirësonte performancën e vrapuesve në krahasim me konsumimin e bonboneve, falë përmbajtjes së sheqerit.

Por ajo që u vu re ishte se uji nuk pati ndonjë ndikim të veçantë në performancën e vrapuesve.

Frutat e thata përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e tranzitit intestinal dhe tretjen e ushqimit. Nëse keni probleme me zorrët, konsumimi i tyre mund të jetë i dobishëm.

Ky studim është publikuar pas hulumtimeve mbi efektet e bananes dhe pijeve te sportistët. Ai ka treguar se frutat mund të jenë gjithashtu një burim efikas energjie, pa shkaktuar domosdoshmërisht ndjesinë e fryrjes.