Albina Kelmendi: As e nesërmja nuk më duket e sigurt

0
35

Këngëtarja Albina Kelmendi ka ndarë një mesazh në Instagram, ku shpreh mendimet e saj për brishtësinë e jetës dhe humbjet e parakohshme.

Në shkrimin e saj, ajo thekson se ngjarjet e fundit e kanë bërë të reflektojë mbi rëndësinë e kohës dhe të njerëzve që kemi pranë.

“Kohët e fundit jeta po na kujton gjithnjë e më shpesh sa e brishtë dhe e paparashikueshme është. Sa shumë ikje të parakohshme, sa shumë dhimbje e sa shumë pyetje pa përgjigje. Dikur mendonim se kishim kohë për gjithçka, ndërsa sot as e nesërmja nuk na duket më e sigurt”, ka shkruar këngëtarja, shkruan “Kosovarja”.

Në vazhdim të mesazhit, Albina u bën thirrje njerëzve që ta vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin, të falin më lehtë dhe të shprehin dashurinë sa janë pranë personave të tyre të dashur. Ajo e mbyll shkrimin me mesazhin se jeta nuk premton sa gjatë do t’i kemi njerëzit pranë, por na jep mundësinë t’i duam sot.

Albina Kelmendi: As e nesërmja nuk më duket e sigurt