Ditë më parë i riu nga Suhareka, Ylli Rraqi ka bërë kërkesë në WooComemerce për ndarjen e Kosovës nga Serbia.
Kjo platformë njihet si më e madhja në botë për shitje online. E si rrjedhojë, Rraqi ka konfirmuar se sapo ka marrë njoftimin se kërkesa e tij është aprovuar, ndërsa blerësit tani e tutje do të kenë mundësinë të zgjedhin shtetin e Kosovës kur dëshirojnë të blejnë online.
“Sot kam marrë konfirmimin nga WooCommerce(platforma më e madhe në botë për shitje online) se kërkesa ime për ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe largimi i shkrimit KosovoMetohija në këtë aplikacion është aprovuar.Tani të gjithë ju që bleni online do të keni mundësinë që shtetin ta zgjedhni Kosovë dhe jo ndryshe”, ka thënë Rraqi./04 Online