Rrahen për pronë katër persona mes veti në Skorobisht të Prizrenit

0
342
Foto: Ilustrim

Në fshatin Skorobisht të Prizrenit janë përfshirë në një rrahje katër persona pas një mosmarrëveshje.

Deri te rrahja kanë ardhur për shkak të një kontesti pronësor, me ç’rast tre prej tyre janë arrestuar.

“Për shkak të një kontesti pronësor në një rrahje janë përfshirë katër të dyshuar meshkuj kosovar ku tre nga ta janë arrestuar. Lidhur me rastin lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit ku pas marrjes së tretmanit mjekësor dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply