Rita paska një arsye pse e mbajti sekret martesën

0
188

Rita Ora vendosi të mos e ndante me publikun martesën, siç ndan pjesën më të madhe të përditshmërisë së saj. Këngëtarja zbuloi se ishte martuar me regjisorin Taika Waititi një vit më vonë duke ndarë dhe shumë pak foto.

“U ndjeva shumë mirë që kisha diçka që e mbajta sekret për pak kohë”, tha 33-vjeçarja në një rrëfim për revistën “OK!”.

Këngëtarja e famshme rrëfen se është njerkë e dy vajzave, 11 dhe 7 vjeç, që bashkëshorti i saj ka nga martesa e kaluar. E pyetur nëse dëshiron të sjellë në jetë fëmijët e saj, Rita ia lë në dorë fatit dhe universit, duke u u shprehur “le të ndodhë kur të ndodhë”.

Leave a Reply