Rina Balaj me paraqitje atraktive nga pushimet në Shqipëri

0
213

Rina Balaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për çdo veprim që bënë.

Këngëtarja nga Istogu pas përfundimit të një sezone mjaftë të ngarkuar me koncerte, ka filluar pushimet, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht bukuroshja shijoi pushimet në bregdetet e Greqisë për tu rikthyer më pas në Shqipëri.

Artistja nuk heziton të ndaj me ndjekësit e saj imazhe nga përditshmëria.

Së fundmi, Rina ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet me poza joshëse, në të cilat vuri në pah linjat e tonifikuara trupore.

E veshur në bluzë të shkurtër me ngjyrë të gjelbër dhe mini-fund xhins, Rina dukej si çdo herë tjetër në formë dhe tejet atraktive.

Ndryshe, Rina ka qenë mjaftë aktive me koncerte të ndryshme si dhe me sjelljen e projekteve të reja.

Kënga e fundit që ajo ka publikuar është në bashkëpunim me Capital T dhe Eaz./Arbresh.info

Leave a Reply