Rashica ndryshon destinacion, injoron klubet gjermane dhe angleze për një klub italian

0
484

Për Rashicën, menaxher i të cilit është Altin Lala, kanë interes edhe Wolves, Aston Villa dhe RB Leipzig.

Milot Rashica ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe është shumë pranë largimit nga Werder Bremen. Pas interesimit të disa klubeve të rëndësishme në Bundesligë dhe Premier League, Napoli është vënë pas mesfushorit 23-vjeçar.

Radio Marte raporton se Napoli e kërkon me ngulm lojtarin e kombëtares kosovare, i cili ka dy vite që është protagonist. Rashica te Napoli do të zëvendësonte anësorin Jose Callejon, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor dhe nuk pritet të rinovojë.

Për Rashicën, menaxher i të cilit është Altin Lala, kanë interes edhe Wolves, Aston Villa dhe RB Leipzig. Rashica këtë sezon te Werder Bremen ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste.

Leave a Reply