Raporti i DASH, Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën

0
65

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se raporti i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i cili konfirmon mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e FSK-së në një forcë moderne, paraqet dëshmi të progresit të Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Ai ka theksuar se përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën.

“Ky vlerësim paraqet një dëshmi të qartë të progresit të arritur nga Republika e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, në përputhje me standardet euro-atlantike dhe në partneritet të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë. Përkrahja amerikane ka qenë dhe mbetet vendimtare në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një force të aftë për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Tutje, Maqedonci ka shtuar se angazhimi i Kosovës për t’iu bashkuar përpjekjeve shumëkombëshe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dëshmon se ajo është një partner i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, në forcimin e bashkëpunimit me aleatët strategjikë dhe në avancimin e aspiratës sonë të palëkundur për integrim të plotë euro-atlantik”, shtoi ai./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here