Afro 2500 gjoba trafiku në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit – 21 aksidente me të lënduar, 28 me dëme materiale 

0
63

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 488 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit, kurse 2 në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here