Qytetari nga Prizreni dorëzon në polici të hollat e gjetura, kërkohet pronari i vërtet

0
314
Foto: Ilustrim

Policia Rajona e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë një qytetar nga Prizreni, F.H, ka gjetur një  shumë të caktuar të hollave, ne Rrugën “Zahir Pajaziti” ne Prizren.

Ai, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të
Prizrenit.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur).
Lusim, pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren,
dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F H, për
gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë, thuhet në njoftim.

Leave a Reply