Quni në Breg Drin të Hasit: Së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që, besimin që morën nga ju

0
403

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, e ka vizituar fshatin Breg Drin të Hasit.

Quni ka thënë se ky fshat është lënë në harresë të pushtetit lokal, të cilëve asnjë pushtet paraprak nuk u ka qëndruar afër meritueshëm.

Në bashkëbisedim me banorët, Quni ka thënë se shumë projekte ose kanë mbetur në gjysmë, ose nuk kanë filluar fare. Ai ka spikatur mungesën e trotuarit, ku nxënësit janë duke u rrezikuar gjatë shkuarjes në shkollë.

“Qytetarë të dashur,

  • E kam vizituar edhe fshatin Breg Drin të Hasit ku kalova momente te bukura me banorët atje.
  • Por, edhe këtu si në shumë fshatra të rajonit të Hasit, pushteti aktual nuk ka bërë pothuajse asgjë, projekte të lëna përgjysmë e disa të pa realizuara fare.
  • Qerdhja qe dikur ishte ndërtuar me financimin e Kfor-it gjerman, tash duket si germadhë. Asnjë ky e as pushteti paraprak nuk ka shprehur interesim për të gjetur mundësi qe, ky donacion i miqëve tanë të mos shkoi dëm, marrë parasysh rëndësinë e tij për edukimin parafillor të fëmijëve të këtij fshati.
  • Banorët e Breg Drinit, që janë prekur nga vërshimet janë tejet të indinjuar me qeverinë lokale e cila nuk është treguar aspak bujare dhe e kujdesshme me ta.
  • Rrugët e fshatit ishin të dëmtuara e të pandërtuara dhe mungesë e trotuarëve që rrezikon jetën e nxënësve që u duhet 2-3 kilometra të ecin në këmbë për në shkollë.
  • Fshati nuk ka as ndriçim publik, ndërkaq rrjeti dhe trafot elektrike që janë shumë të vjetruara, u paraqesin probleme të vazhdueshme banorëve.
    Të dashur qytetarë të Breg Drinit, së bashku do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, do ti ndëshkojmë me votë ata që, besimin që morën nga ju, nuk e përkthyen në angazhim për të mirën e përgjithshme, por u mbyllën brenda rrethit të tyre të korruptuar e nuk qanë kokën as për ju e as për zonat tjera të komunës.
    Ju faleminderit nga zemra për mikepritjen!

LDK160

BashkohuniMeNePërPrizreninQëDuam

Vaksinohuni”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply