Quni: Banorët e Planesë dhe të Gorozhupit ndihen të lënë pas dore nga qeveria lokale

0
631

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar fshatin Planejë dhe Gorozhup të Hasit ku edhe është takuar me banorë të dy lokacioneve.

Quni ka thënë se banorët e dy fshatrave ndihen të lënë pas dore nga qeveria lokale.

“Kam vizituar fshatrat Planejë dhe Gorozhup të Hasit.Qytetarët atje ndihen të lënë pas dore nga qeveria lokale.
Asnjë investim nuk është bërë, ndërkohë që inftastruktura rrugore që është shkatërruar në masë të madhe, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.

U mungojnë edhe hapësirat shkollore, dhe kërkesat e banorëve për një aneks shtesë, as që janë përfillur.

Biseduam gjatë e shtruar, ne do t’ju dalim në ballë kërkesave të tyre. Ata e dinë që ne e mbajmë fjalën, sepse jemi të përgjegjshëm karshi besimit që na e japin.

Së bashku do t’ia dalim të nisim një etap zhvillimi e përparimi për komunën e Prizrenit, do ti largojmë këta që keqpërdorën besimin qytetar dhe nuk bënë gjë për katër vite.
Ju faleminderit përzemërsisht për pritjen!

HasiMikpritës

LDK

BashkohuniMeNePërPrizrenin”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply