QKMF-ja në Prizren konkurente e QKUK-së për analiza gjatë vitit 2020

0
531

Kryeshefi i QKMF-së në Prizren, Arsim Berisha ka njoftuar se vetëm gjatë vitit 2020 janë kryer mbi 1 milion analiza.

Mbase jo një ‘diss’ direkt QKUK-së, e cila para katër dite pati njoftuar se në vitin që lam pas kanë arritur të kryejnë mbi 1 milion analiza në Klinikën e Biokimisë të QKUK-së.

E nga ana tjetër, Berisha ka thënë se QKMF-ja në Prizren është konkurentja numër një e QKUK-së sa i përket analizave.

“Në laboratorin e QKMF-së Prizren gjatë vitit 2020 janë kryer mbi 1 milion analiza, ne jemi konkurent nr.1 të QKUK-së”, ka thënë Berisha.

Ndërsa si më poshtë mund ta lexoni edhe njoftimin e QKUK-së:

“Mbi 1 milion analiza të bëra në Klinikën e BiokimisëNë Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer më shumë se 1 milion analiza në vitin 2020, mes vështirësive të krijuara nga pandemia, nga një staf profesionistësh shëndetësorë, i cili, në pjesën më të madhe të kohës, ishte jo i plotë- për shkak të infektimit me COVID-19.Sipas raportit të punës, në Klinikën e Biokimisë dhe në laboratorët brenda QKUK-së janë realizuar 1 milion e 9 mijë e 471 analiza për 246 mijë e 114 pacientë, një numër rekord i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në kohë pandemie”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply