Qeveria nuk e përkrah tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti

0
315

Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti. Ky vendim u morë në kuadër të mbledhjes së 70-të të ekzekutivit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se tërheqja e parave nga Trustit nuk ndihmon kategoritë në nevojë të qytetarëve.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme”.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply