PSG “dorëzohet” për Mbappenë, Neymar propozon zëvendësuesin

0
378

Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappenë.

Sulmuesi francez ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij për 5 vjet me opsion edhe një sezon tjetër dhe me pagë ndjeshëm më të lartë, që do ta shndërronte futbollistin e tretë më të paguar te parizienët pas Messit dhe Neymarit. Marrëveshja aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, që do të thotë se PSG mund ta humbasë atë falas pas 10 muajsh. Në këto kushte, klubi i Ligue 1 po përgatitet për shitjen e mundshme të lojtarit.

Për rrjedhojë, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappesë me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar. Sipas RMC, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappenë, por nga një klub i Premier League-s interesimi ka qenë me konkret dhe me shifra konkrete.

Gjithsesi, me sa kuptohet, 22-vjeçari është i vendosur për t’iu bashkuar Realit të Madridit, ku do të ishte në qendër të projektit për dekadën e ardhshme./SS

Leave a Reply