“Pse rinovova”, Nagelsmann: Nuk më kërkoi vetëm Bayerni…

0
187

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Drejtuesit e Bayernit tentuan ta rikthenin në Bavari, por trajneri i talentuar zgjodhi të vazhdonte bashkëpunimin me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Një vendim zemre, është nder të drejtosh Kombëtaren. Mund të bëhemi burim frymëzimi për të gjithë vendin”, theksoi Nagelsmann pas rinovimit.

Ndërkohë që së fundi ka zbuluar se nuk kërkohej vetëm nga Bayerni, por pa zbuluar emrat e klubeve që ishin gati t’i dhuronin stolin.

Nuk ishte vetëm Bayerni, kishte edhe klube të tjera që më ofruan postin e trajnerit. Gjithmonë kam patur raporte të mira me drejtuesit e Federatës. Edhe bisedimet me ta kanë qenë shumë pozitive.

Rudi Voeller më ka ndihmuar shumë, më ka mbrojtur në shumë raste. Ai ka luftuar për mua. Më telefonon dhe më shkruan shpesh.

Krijova ndjesinë se të gjithë ishin në anën time, kështu që nuk mund të mos rinovoja”, theksoi Nagelsmann./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here