Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë rikthyer vëmendjen e publikut me deklaratat e fundit për marrëdhënien e tyre.
Gjatë një interviste televizive, Donaldi bëri të ditur se çifti po shqyrton mundësinë e martesës dhe se ceremonia mund të zhvillohet gjatë kësaj vere. Ai tregoi se aktualisht janë në fazën e diskutimeve për organizimin, duke përfshirë edhe detaje si numri i të ftuarve dhe formati i dasmës.
Aktori u shpreh gjithashtu se dëshira për t’u bërë prindër ekziston, por sipas tij ky hap pritet të vijë pas martesës, si vazhdim natyral i lidhjes së tyre, shkruan 04 Online.
Sipas raportimeve, ceremonia mund të mbahet në jug të Shqipërisë, pranë detit, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për datën apo vendin.
Nga ana tjetër, Bora Zemani është treguar më e rezervuar. Ajo ka theksuar se jeta e saj private shpesh është objekt spekulimesh, por ka nënvizuar se marrëdhënia me Donald Veshajn mbetet shumë e rëndësishme për të./04 Online















































