Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Influencerja e njohur nga Prizreni mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.
Së fundmi, Kaderi ka tërhequr vëmendje me disa imazhe të reja të publikuara online. E veshur në të zeza, ajo u shfaq me një stil të veçantë, ndërsa në fotografi ra në sy edhe aksesori i vendosur në kërthizë.
Postimet e fundit kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, duke e rikthyer sërish Kader Kicajn në qendër të vëmendjes në rrjet./04 Online
















































