Arsenali mposht Fulhamin 3-0 dhe forcon pozitën e liderit në Premierligë

0
77

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premierligën angleze, duke triumfuar bindshëm 3-0 ndaj Fulhamit në shtëpi dhe duke ruajtur vendin e parë në tabelë.

“Topçinjtë” e nisën ndeshjen në mënyrë të fuqishme, teksa Viktor Gyokeres zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të. Epërsia u dyfishua nga Bukayo Saka në minutën e 40-të, ndërsa Gyokeres realizoi sërish në kohën shtesë të pjesës së parë (45+4), duke vulosur fitoren, shkruan 04 Online.

Pas 35 xhirove, Arsenali kryeson renditjen me 76 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Fulhami mbetet në pozitën e 10-të me 48 pikë.

Kjo fitore i jep Arsenalit një tjetër shtysë të rëndësishme në garën për titull, teksa kampionati anglez po hyn në fazën vendimtare të sezonit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here