Këngëtari i njohur kosovar, Gjesti, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një pauze, duke sjellë një projekt të ri për fansat.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur se më 8 maj do të publikojë një EP me pesë këngë të reja. Titujt e këngëve janë: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.
Ky rikthim vjen si një surprizë për publikun, i cili ka pritur materiale të reja nga artisti.
DJ Gimbo së bashku me Gjestin duket se ka punuar ngushtë në realizimin e këtij EP-je.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja./IO















































