Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka përfunduar në listën e dëshirave të Borussia Dortmund për sezonin e ardhshëm, shkruan 04 Online.
Sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane, “Verdhëzinjtë” po e vëzhgojnë me kujdes talentin e TSG Hoffenheim si një opsion për të përforcuar repartin ofensiv.
Forma e mirë e treguar në muajt e fundit e ka kthyer Asllanin në një nga emrat që po ndiqet me interes nga drejtuesit e klubit gjerman. Ai shihet si një investim me perspektivë dhe një kandidat serioz për të bërë hapin e madh në karrierë.
Në listën e opsioneve të Dortmundit për sulmin përmendet edhe Gonzalo Garcia i Real Madrid, çka tregon se klubi po analizon disa alternativa për sezonin e ri./04 Online















































