Prokuroria e Prizrenit ngrit dhjetë aktakuza kundër 12 personave

0
458

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren transmeton 04 Online.

“Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren,ka bërënjë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Një (1) kërkesëkundërnjë (1) personi për shkak tëdyshimit e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply