Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza kundër 9 personave

0
348

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë një (1) kërkesë për të caktuar masë të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185, një (1) person për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’ nga neni 410 dhe një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’ nga neni 181 i KPRK-së. Po ashtu, një(1) personështë ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren,ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 356 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Leave a Reply