Prizreni ngrihet kundër pagesës në rrugën drejt Prevallës, të dielën protestë

0
85

Qytetarët e Prizrenit dhe banorët e zonës janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren – Prevallë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të mbahet të dielën, nga ora 12:00 deri në 14:00, në segmentin e rrugës drejt Prevallës, në vendin ku po zhvillohen punimet, shkruan 04 Online.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se protesta synon të kundërshtojë vendimin për vendosjen e pagesës në këtë rrugë dhe të kërkojë një zgjidhje që, sipas tyre, është në interes të qytetarëve dhe banorëve të zonës.

Njoftimi i plotë

📢 NJOFTIM PËR PROTESTË PAQËSORE

Të nderuar qytetarë,
Ju ftojmë të bashkohemi në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren–Prevallë.

🗓️ E diel 🕛 Ora 12:00 – 14:00 📍 Rruga për në Prevallë
Le ta ngremë zërin për një zgjidhje që merr parasysh interesin e qytetarëve dhe të banorëve të zonës. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme.
Bashkë për interesin e përbashkët! ✊

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here