Belgjika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/32-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Zelandën e Re me rezultat 5-1 në ndeshjen e fundit të Grupit G.
Protagonisti i sfidës ishte Leandro Trossard, i cili realizoi dy gola dhe hapi rrugën drejt fitores së “Djajve të Kuq”. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Alexis Saelemaekers, ndërsa golin e vetëm për Zelandën e Re e shënoi Elijah Just, shkruan 04 Online.
Me këtë fitore, Belgjika e mbylli grupin në vendin e parë dhe zgjati serinë pa humbje në 16 ndeshje, me 10 fitore dhe gjashtë barazime.
Në anën tjetër, Zelanda e Re e përfundoi aventurën në Botëror në vendin e fundit të grupit me vetëm një pikë, duke mbetur ende në kërkim të fitores së parë në historinë e fazave finale të Kupës së Botës./04 Online/















































